—>

Parlamenti pritet që të votojë nesër dekretin për dorëheqjen e ministrit Xhafaj, ndërkohë që më herët është shprehur kundër propozimit të kryeministrit Rama për emërimin e Sandër Lleshit në këtë post të rëndësishëm.

Por ajo që bie në sy është vendimi i presidentit Meta që në këtë ditë të rëndësishme të “arratiset” nga Shqipëria.Presidenca ka bërë të ditur se Meta niset nesër për një vizitë pune në Itali për t’u takuar me homologun italian, Sergio Mattarella.

Në fakt ky nuk është rasti i parë. Precedentët e mëparshëm kanë treguar se sa herë në Shqipëri ka vendime të rëndësishme, pasi lë një situatë tejet të rëndë institucionale dhe konstitucionale, Meta argohet për vizitë zyrtare.