Aktivistja adoleshente për mbrojtjen e mjedisit Greta Thunberg ka marrë së fundmi një vendim që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ajo ka refuzuar të pranojë një çmim prej 40,000 paundësh, që i është dhënë së fundmi nga Këshillit Nordik 2019.

Në një postim të sajin në mediet sociale, Thunberg shprehet se njerëzit nuk kanë nevojë për çmime por për njerëz në fuqi që dëgjojnë shkencën.

“Unë aktualisht po udhëtoj nëpër Kaliforni dhe për këtë arsye nuk jam në gjendje të jem i pranishëm sot me ju. Dua të falënderoj Këshillin Nordik për këtë çmim. Është një nder i madh. Por lëvizja klimatike nuk ka nevojë për më shumë çmime. Ajo që na duhet është që politikanët tanë dhe njerëzit në pushtet fillojnë të dëgjojnë shkencën aktuale, më të mirë në dispozicion.”, shprehet ndër të tjera ajo.