Ministrja Elisa Spiropali shprehet se Partia Socialiste është e gatshme për dialog me opozitën jashtëparlamentare përsa i përket Reformës Zgjedhore.

E ftuar në RTV Ora, Spiropali tha se mazhoranca ëhstë e gatshme të ulet në çdo tryezë për të diskutuar, por jo për të bërë pazare me opozitën.

“Ne të gjithë si faktorë politik duhet të jemi në një mendje dhe në një drejtim për këtën proces.

Të kemi interesin kombëtar të parin pastaj analizat partiake.

Ne jemi të gatshëm të ulemi në çdo tryezë, të diskutojmë, të mos bëjmë deklarata politike por të gjejmë zgjidhje, ama brenda Kushtetutës dhe ligjshmërisë dhe aspak jashtë kornizave.

Nuk duam dhe nuk do të bëjmë pazar me ta.

Për ne nuk ka kthim pas në reformën në drejtësi, që ka qenë një nga kërkesat e artikuluara nga Basha.

E vetmja gjë që mund të bëjmë është reforma zgjedhore dhe këtë duam ta bëjmë bashkarisht.

Më tolerancë dhe konsensus se kaq nuk besoj se ka ushtruar ndonjë qeveri më parë”, tha Elisa Spiropali.