Në datën 25 shtator do të zhvillohet një tryezë gjithëpërfshirëse për reformën zgjedhore. Kjo tryezë organizohet nga prezenca e OSBE në Tiranë. Ftesa mësohet se i është dorëzuar edhe PD-së dhe partive të tjera politike që kanë dalë nga parlamenti.

Pak ditë më parë edhe ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca i bëri një apel klasës politike, që dialogu mes opozitës dhe mazhorancës të ketë pikënisje reformën zgjedhore. “Me lejoni të them që dialogu duhet të fillojë nga diçka specifike, e kjo gjë specifike mund të jetë reforma zgjedhore”, deklaroi ambasadori Soreca 5 ditë më parë.