Ambasadori i OSBE në Tiranë tha sot se rikthimi i palëve në dialog është një hap me rëndësi që duhet të ndodhë.

Sipas Bernd Borchardt vitin e kaluar u shënua një progres sa i përket reformës zgjedhore, ndërsa ai bëri thirrje që partitë politike të paraqesin propozimet e tyre.

“Sa i përket Kodit Zgjedhor, ne kemi dhënë propozimet tona. Ju duhet të vendosni nëse doni ta ndryshoni sistemin zgjedhor apo jo” – tha amabsadori i misionit të OSBE në vendin tonë.