Në periudhën kur shkuarja shpesh në pishina, në banja, problemi i thyerjes së thonjve bëhet më i theksuar, sepse duart i mbajmë gjatë në ujë, i cili i zbut dhe vetvetiu i bënë më delikat. Për ta zgjidhur këtë problem ju ndihmojnë produkte të cilat premtojnë gjendje më të mirë të thonjve, por, do të pajtoheni edhe ju se mënyra më e mirë është ajo e cila është plotësisht natyrale.

Për këtë arsye po ndajmë recetën për maskën e cila do t’ua rilindë thonjtë. Përveç faktit që mund ta bëni vetë, kjo masë është goxha e lirë. Me siguri këta përbërës i keni në kuzhinën tuaj.

Përbërësit: Një enë e cekët Dy lugë gjelle kripë deti 200 ml ujë ¼ e limonit Disa pika vaj ulliri.

Përgatitja:

Në enë hidhni dy lugë gjelle me kripë deti dhe përziejeni me 200 ml ujë. Përmbajtjen përziejeni derisa të shkrihet kripa ujë. Pastaj, fusni thonjtë në të dhe prisni të kalojnë dhjetë minuta. Pas dhjetë minutave, nxirrini nga uji dhe mos i kulloni por fërkoni mirë me një të katërtën e limonit, pas kësaj prisni që të kalojnë pesë minuta dhe lajini me ujë të nxehtë dhe fshijini. Në fund, fërkoni çdo thua me pak vaj ulliri dhe prisni derisa vaji të thahet në thonj.

Këtë trajtim përsëriteni çdo ditë për një periudhë prej dy javësh. Kjo periudhë do të jetë e mjaftueshme që të vëreni rezultate konkrete në thonjtë tuaj.