Real Madrid nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Marco Asensio. Për 23-vjeçarin spanjoll, skuadra “merengues” ka refuzuar deri më tani 6 oferta zyrtare që kanë ardhur në adresë të tij.

Sipas “Football Espana”, disa klube “big” në Europë kanë marrë informacione dhe më pas kanë kërkuar shërbimit e mesfushorit me tipare sulmuese Asensio, por kanë dalë të zhgënjyer.

Ofertën më të mirë e ka bërë skuadra e Liverpool, por edhe kampionët e Europës kanë marrë si përgjigje një “JO”. Trajneri Jurgen Klopp është fans i Asensio, por nuk ka mundur të bindë “los blancos” ta lënë të lirë.

Marco Asensio luan që prej vitit 2016 me Real Madrid, ku në 135 ndeshje ka realizuar 27 gola. Ai ka një kontratë deri në vitin 2023 me “los blancos”, klub ku është një titullar i paprekshëm.