Tashmë është e konfirmuar, James Rodriguez është ftuar për ndeshjen e parë në La Liga që Real Madridi do ta zhvillojë kundër Celta Vigos.

Zinedine Zidane ka publikuar listën me emrat e 22 futbollistëve të ftuar për ndeshjen e së shtunës, ndërsa nuk mungon as Gareth Bale.

Pjesë e kësaj liste është edhe James Rodriguez, i cili është rikthyer në Madrid pas dy viteve huazimi te Bayern Munich.

Është raportuar gjatë gjithë verës se James s’ka vend në Madrid, por gjërat kanë ndryshuar pasi Zidane është i lumtur me punën e kolumbianit.

Për këtë ndeshje, jashtë kanë mbetur Eden Hazard, Ferland Mendy dhe Marco Asensio – që të tre të dëmtuar, kurse Mariano i ka ditët e numëruara në Madrid dhe ai nuk është thirrur nga Zizu.

Lojtarët e ftuar:

Portierë: Keylor Navas, Courtois y Altube.

Mbrojtës: Carvajal, Militão, Sergio Ramos, Varane, Nacho, Marcelo dhe Odriozola.

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, James dhe Isco.

Sulmues: Benzema, Bale, Lucas Vázquez, Jovi?, Brahim dhe Vinicius Jr.