Real Madrid dhe Barcelona janë futur një beteje të ‘egër’ jashtë fushave të blerta.

Ylli brazilian i futbollit pritet të largohet nga Paris Saint Germain gjatë kësaj periudhe, me destinacionin e mundshëm, La Liga.

Barcelona dhe Real Madrid janë dy skuadrat që duan shërbimet e tij, por lojtari duket sikur preferon Barcën më shumë.

Raportime nga ‘Sport’ bëjnë me dije se Real Madrid i ka ofruar Neymar një pagë më të lartë se ajo që ka momentalisht te PSG.

Neymar përfiton pagë të majme tek PSG, por tek Real Madrid ajo do të rritej akoma. Në pamje të parë, duket sikur këtë garë për të marë shërbimet e Neymar e fiton Real Madrid, në dallim nga Barca që i ka kërkuar lojtarit të gjysmojë pagën.

Mbetet të shohim se kë do të zgjedhi ylli brazilian!