“Los Blancos” janë duke menduar të përforcohen me yje në afatin kalimtar të verës së ardhshme Real Madridi është duke menduar për përforcime të mëdha për sezonin e ardhshëm.

“Los Blancos” së fundmi janë futur në garë edhe për mesfushorin ofanziv të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi ESPN.

Disa klube të njohura evropiane përfshirë këtu edhe Manchester United e Paris Saint-Germain thuhet se e duan 19 vjeçarin, i cili ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2022. Reali është në kërkim të një futbollisti ofanziv, përkundër transferimeve të Luka Jovic e Eden Hazard, nga Eintracht Frankfurti, respektivisht Chelsea.