Lojtari i “Real Madridit” Martin Odegard do të kalojë një tjetër sezon në formën e huazimit në kampionatin holandez të futbollit, pas marrëveshjes së arritur me klubin e “Viteshes”.

Lojtari norvegjez luajti sezonin që shkoi tek ekipi i “Herenvenit”, ku ishte titullar dhe luajti 43 ndeshje në total, si dhe shënoi 4 gola.

Mediet holandeze po raportojnë se marrëveshja për lojtarin është arritur dhe se lojtari do të kalojë një tjetër sezon në këtë kampionat.

Aktivizimi në këtë kampionat është thuajse perfekt për lojtarin, pasi ky i fundit po rrit dhe tregon cilësitë e tij sulmuese.