“Los Blancos” do të tentojnë edhe në të ardhmen ta transferojnë sulmuesin francez në Madrid Real Madridi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Kylian Mbappe, shkruan Gazeta Express.

“Los Blancos” synojnë ta transferojnë sulmuesin francez vitin tjetër. Mirëpo, mediat spanjolle shkruajnë se presidenti i Realit, Florentino Perez mund të presë deri në verën e vitit 2021 derisa Mbappes t’i zbresë çmimi.

Në fakt, ish-futbollisti i Monacos ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2022 dhe kur t’i ketë mbetur vetëm një vit kontratë, Reali do të mund ta blinte atë më lirë. Natyrisht, nëse ndërkohë kampioni botëror me Francën nuk e vazhdon kontratën me klubin parisien.

Së fundmi raportohet se interesim për Mbappen ka shfaqur edhe rivali kryesor i Realit, Barcelona.