Keshilli i Europes ka reaguar zyrtarisht, duke rrezuar te gjitha pretendimet e PD-LSI-se per mos-monitorimin e zgjedhjeve.

KiE konfirmon se zgjedhjet ne Shqiperi mbahen ne 30 qershor dhe se monitorimin e ben me OSBE/ODHIR me te cilin ka nje marrëdhënie të gjatë dhe mjaft të konsoliduar.

”Këshilli i Evropës ka një marrëdhënie të gjatë dhe mjaft të konsoliduar me OSBE/ODIHR-in, i cili ka dërguar një mision për monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri”, theksohet ne reagimin e zëdhënësit te Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës.

 

Deklaratë nga zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës mbi situatën para zgjedhjeve lokale në Shqipëri 

Ne po e ndjekim me vëmendje situatën para zgjedhjeve të 30 qershorit në Shqipëri, të cilat duhet të zhvillohen në përputhje me të gjitha detyrimet dhe standardet ndërkombëtare për zgjedhje dhe po ashtu në përputhje me legjislacionin kombëtar. Në këtë kontest, ne duam të rikujtojmë se Këshilli i Evropës ka një marrëdhënie të gjatë dhe mjaft të konsoliduar me OSBE/ODIHR-in, i cili ka dërguar një mision për mbikëqyrjen e zgjedhjeve në Shqipëri.