Ministri Sandër Lleshaj ka dënuar dhunën ndaj Policisë së Shtetit dhe sulmin ndaj institucionit të Kuvendit të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Lleshaj shkruan se efektivët kanë qenë në shënjestër të revoltës së opozitës.

“Edhe sot Policia e Shtetit u vu në shënjestër të dhunës së verbër që mësynte ndaj Kuvendit të Shqipërisë. Keqardhje për degradimin e opozitës parlamentare në gjendje parapolitike dhe respekt për përgjegjshmërinë e profesionalizimin e Policisë së Shtetit 🇦🇱👮‍♂🇦🇱”, nënvizon ministri Lleshaj