Kryeministri letonez, Krišjānis Kariņš ka shprehur ngushëllimet për humbjen e ushtarakes shqiptare, Zarife Hasanaj gjatë misionit të NATO-s në Letoni.
Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Kariņš thotë se kjo është një ditë e trishtuar, ndërsa uron shërim të shpejtë për dy të lënduarit.
“Një ditë e trishtuar për të gjithë ne për shkak të aksidentit tragjik në bazën ushtarake Adazi. Ngushëllimet e mia për familjen e një anëtari të Forcave të Armatosura Shqiptare, që humbi jetën. Uroj një shërim të shpejtë edhe të ushtarëve të tjerë të lënduar.
Letonia është mirënjohëse për Shqipërinë për kontributin e saj në misionin NATO”, shkruan kryeministri letonez.
Ushtarakja shqiptare, Zarife Hasanaj pjesë e kontigjentit të FA në misionin e NATO-s në Letoni, ndërroi jetë nga shpërthimi i një mine, teksa ishte duke e çmontuar atë.Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe dy ushtarakë shqiptarë të tjerë.