Pas reagimit të Kryeministrit Rama në lidhje me rastin e rrallë të Elios ka reaguar edhe Erion Braçe. Braçe ka falenderuar Kryeministrin dhe Ministren Manastirliu për mbështetjen që po i jepet Elios dhe familjes së tij dhe ka shkruar disa fjalë prekëse për të voglin që erdhi në jetë pas 12-vitesh pritje.

“ELIO eshte prej pak ditesh #divjakasi me i ri! Si i tille e ka te ndaluar te mos fitoje betejen e tij me zemren e vogel. Elio, te dua ne #Divjake!”-shkruan Braçe ndër të tjera.

Postimi i plotë:

ELIO eshte prej pak ditesh #divjakasi me i ri! Si i tille e ka te ndaluar te mos fitoje betejen e tij me zemren e vogel; Ai ne kaq pak dite do e kete degjuar  shpesh qe ne nuk dorezohemi!

Ka me vete cdo dite, jo vec dashurine e mami Adjoles e babi Elvinit, gjysherve, por te nje qyteti te tere, padiskutim dhe zotit qe eshte me te; Ata e sollen mes nesh dhe ketu do te jete! Dua te falenderoj kryeministrin, Ogerten, te gjithe mjeket qe u morren cdo dite me te ketu, patjeter partneret ketu e ne Verona ku une besoj qe do fitojme betejen per te e me te! Elio, te dua ne #Divjake!