Qeveria ka reaguar pas akuzave nga opozita për rritjen ekonomike. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale shifrat sipas raportit të Komisionit Europian të publikuar në muajin shkurt. “Rritja reale ekonomike është parashikuar që të jetë më e larta në rajon në dy vitet e ardhshme.

Në vitin 2013, rritja ekonomike ishte 1% ndërsa vitin e fundit është 4.1%. Komisioni Europian identifikon po ashtu se konsumi i rritur me 3.9% dhe investimet të rritura me 5% janë ato që kanë dhënë një kontribut kryesor, por janë eksportet të cilat veçanërisht u rritën ndjeshëm”. Sektorët kryesorë që kontribuuan ishin energjia, ndërtimi dhe turizmi.