Në tremujorin e dytë të vitit 2019, papunësia në Shqipëri arriti një nivel të ri të ulët historik prej 11.5 përqind.

Kështu vlerëson Banka Botërore në raportin e saj periodik për Ballkanin Perëndimor, e cila shton se ritmi i rritjes së vendeve të punës u përshpejtua në 3.4 përqind në tremujorin e dytë të vitit 2019.

Sipas Bankës Botërore, 43,000 të rinj kanë gjetur punë, veçanërisht në Shqipëri, ndërkohë që niveli i papunësisë mes të rinjve në rajon ka pësuar rënie si rezultat i zgjerimit të sektorit të nënkontraktimit të proçeseve të biznesit.

Deri në Qershor 2019, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, u krijuan 150,000 vende pune më shumë krahasuar me një vit më pare.

Gjithashtu, sipas Bankës Botërore, aktiviteti ekonomik gjatë vitit 2018 ka çuar në rritje të numrit të grave në forcën e punës dhe frenim të emigracionit.