Vijon aksioni i Hetimit Tatimor kundër informalitet, ku janë gjobitur dhe bllokuar dhjetëra biznese në pak ditë.

Për këtë ka reaguar sërish kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postim në Facebook ka publikuar foton e një karburanti që është mbyllur.

Sipas Ramës, sot, të gjithë konsumatorët paguajnë energjinë, nuk ka më asnjë lloj justifikimi, që bizneset të mos paguajnë detyrimet ndaj shtetit dhe konsumatorëve.

Statusi i plotë:

Zero Tolerancë ndaj kujtdo ndër këta, që i bën karshillëk ligjit, shtetit, konsumatorit

Qasja sensibilizuese, edukative, tolerante për të mos stresuar biznesin, u zgjat shumë dhe prodhoi pak sukses për kohën që mori. Qasja e re do të jetë përditë e më kërkuese, reaguese dhe ndëshkuese, pa asnjë dallim tjetër përveç kufirit të ligjit

Nëse për shembull, sot, të gjithë konsumatorët paguajnë energjinë, nuk ka më fare-fare asnjë lloj justifikimi, që bizneset të mos paguajnë detyrimet ndaj shtetit dhe konsumatorëve.