Kryeministri Edi Rama ka publikuar në “Facebook” disa fotografi, ku shihet se janë mbyllur disa biznese.

Rama thotë se bizneset janë mbyllur, për shkak se kanë ushtruar aktivitete informale.

Postimi i Edi Ramës:

#STOPINFORMALITETIT🤚

Vijojnë papushim kontrollet dhe goditjet e aktivitetit informal edhe falë qytetarëve që denoncojnë gjithnjë e më shumë🙏

Do të jetë një betejë e gjatë dhe këmbëngulëse, por së bashku me qytetarët aktivë kjo betejë do ta arrijë se s’bën objektivin🤝