Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, të cilët festojnë sot Kurban Bajramin, që është një ndër festat më të rëndësishme të këtij besimi fetar. Kreu i qeverisë ka publikuar disa foto nga xhamia e Pazarit në Gjirokastër, e cila sipas tij, është nxjerrë në dritë falë punës.

“dhe me këto pamje të punës së bukur për nxjerrjen në dritë të Xhamisë së Pazarit në Gjitokastër, GËZUAR KURBAN BAJRAMIN 🙏”, shkruan Rama.