Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Real Story” në “Vizion Plus” tha se nga se kanë dalë në përgjime, nuk ka shit-blerje votash. Rama shtoi se nuk ka provë që grupi kri.minal në përgjime të ketë marrë favore nga Bashkia Durrës.

“Shitje dhe blerje votash, nga ato qe kanë dalë në përgjime, nuk ka. Nuk ka asnjë fakt që ky grup kri.minal të ketë marrë ndonjë favor nga Bashkia e Durrësit”, tha Rama.

Edi Rama shtoi se njerëzit në përgjime kanë qenë për më shumë se 20 vjet nën shërbim të Sali Berishës. Rama theksoi se ky Sali Berisha ëhstë njeriu që ka dbhunuar votën e lirë në vend.

“Këta njerëz për 20 vite kanë shërbyer për Partinë Demokratike. Personi që ka dh.unuar votën e lirë është Sali Berisha”, u shpreh Rama.