Kryeministri Edi Rama tregon se papunësia në Shqipëri ka rënë. Kryeministri ka publikuar në rrjetet sociale një video ku tregon se sipas tij qeveria ka punuar për zbutjen e papunësisë në vend. Rama tregon se papunësia ka rënë në shifrat 11.5 për qind. Sipas tij kjo është rënie në nivel historik.

“Papunësia zbret në nivel historik, 11.5%. 70 mijë shqiptarë që jetojnë në Kanada përfitojnë pension pavarësisht ku kanë punuar. 740 persona u punësuan nga Zyrat e Punës për një javë”, shkruan Rama në postimin e tij.