Kryeministri Edi Rama ka publikuar dy foto nga Brukseli teksa komenton edhe takimet.

Shefi i ekzekutivit shqiptar shkruan se një vendimarrje pozitive nga Këshilli Evropian është me rëndësi edhe për vetë BE-në.

“Sëbashku me Kryeministrin Zayev në takimin e kryeministrave europianë të PSE dhe komisionerëve europianë të familjes sonë politike në BE, ku diskutuam për rëndësinë që ka për Bashkimin Europian, e jo vetëm për Shqipërinë e për Maqedoninë e Veriut, një vendimmarrje pozitive në Këshillin Europian” – shkruan Rama.