Kryeministri Edi Rama përcolli sot fjalët e Shenjta të Lajmëtarit të Zotit që vijnë nga Abû Umâma Sudayî b. ‘Ajlân, si një mesazh për solidaritet me familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Abû Umâma Sudayî b. ‘Ajlân sjell fjalët e Lajmëtarit të Zotit: Dora që jep ka më shumë meritë se dora që merr”, shkruan kryeministri Rama.

Pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, që ka lënë pas shumë dëme materiale, solidariteti i shqiptarëve ka qenë i madh, sikundër edhe ai vendeve partnere dhe atyre fqinje. Pas kalimit të fazës së emergjencës ku u mblodhën ushqime e veshmbathje, tashmë po mblidhen fonde për rindërtimin duke kontribuar në platformën e-Albania.