Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama, ka folur sërish për zgjedhjet vendore, ndërsa i prerë ka thënë se opozitën e gënjen mendja se do të ndalojë procesin. ‘”Kujtuan se do tronditnin Evropën e Amerikën duke djegur mandatet e duke veshur jelekët, por në këmbim kanë marrë refuzimin enjë maskaradë të pashoqe, e po vazhduan kështu dp të marrin edhe izolimin total nga gjithë bota demokratike, kujtojnë se do ngremë njerëz për të djegur godinat e institucioneve duke shpresuar se do të prodhojnë dëshmorë në revolucionin e tyre imagjinarë. Se në kohën e tyre u përgjigjshin me kallashnikov por gjetën disa të verbër që janë në burg për faj të tyre”, tha Rama.

“I gënjen mendja se do ndalojnë zgjedhjet vendore se ende kujtojnë se do të gjejnë budallenj që të shkojnë me këmbët e tyre burgjeve. Nuk kanë gjtur asnjë budalla nëpër botë që jo ti mbështesë për jo ti kuptojë.

E meqë në gjithë broçkullat që u thanë në samitin e Berlinit u tha se mua do më kërkonin shtyrjen e zgjedhjeve apo do më tërhiqnin veshin për mospjesëmarrjen e të arratisurve, nuk më zuri veshi, asnjë kapje të kësaj natyre, por asgjë, zero. Në demokraci askush nuk ëhstë i detyruar të hyjë më zor në zgjedhje, nuk është detyra e qeverisë të fusë me zor ë zgjehdje ata që nuk duan”, u shpreh kreu i ekzekutivit.