Kryeministri Rama ka dhënë ditën e sotme një intervistë për “EuroNews Albania” ku ka folur në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërië në Bashkimin Europian dhe deklaratën e Presidentit Macron në lidhje me këtë çështje. Rama ka deklaruar se Shqipëria po rrezikon të kthehet në një dëm kolateral i një lufte të brendshme të BE-së, mes një grupi të vogël shtetesh, por me peshë të madhe në vendimmarrje.

Postimi i EuroNews Albania:

Korrespondenti i Euronews Albania @bunguri intervistoi sot kryeministrin shqiptar @ediramaal lidhur me fatin e negociatave të Shqipërisë. Z. Rama tha se Shqipëria rrezikon të kthehet në një dëm kolateral i një lufte të brendshme të BE-së, mes një grupi të vogël shtetesh, por me peshë të madhe në vendimmarrje. Kreu i qeverisë shqiptare tha gjithashtu se bie dakord me çfarë deklaroi presidenti Macron, por këmbënguli se me hapjen e negociatave nuk do të thotë që Shqipëria do të anëtarësohet menjëherë.