Kryeministri Edi Rama nga Kolonja ku ishte i pranishëm për fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, sulmoi sërish kryetaren e LSI Monika Kryemadhin.

Rama u shpreh se “fallxhorja” ka marrë në qafë opozitën. Ai shtoi më tej edhe cilësime për Bashën dhe Metën.

“Janë po ata që kanë 30 vjet që e sjellin vërdallë këtë vend. Një Sali që e njihni më mirë se komshiun, nga ana tjetër Iliri që herë largohet herë largohet, herë normal e herë anormal, kurse Lulzimi që nuk e di çfarë të thuash përpos se një llafazan, dembel gjumash dhe fallxhorja. Me filaxhin e saj mori në qafë gjithë opozitën. Sheh në filxhan ‘zjarr i madh’”, deklaroi Rama ndër të tjera.