Edhe për vetë kryeministrin Rama, largimi i Bushatit nga kabineti Rama 2 nuk ka qenë një vendim i lehtë. Ditmir Bushati ishte ministri për të cilin pati më shumë reagime nga gazetarë, analistë e të tjerë, ndërsa kryeministri Rama për të tha kështu sot në konferencën e fundit për 2018:

Ditmir Bushati, është ndër ministrat më të mirë që kemi pasur , gjithashtu dhe ministri më jetëgjatë në Politikën e Jashtme. Dhe aman ju lutem, aman ju lutem. Ky vend ka pasur ministër të Jashtëm Aldo Bumçin që nuk ka bërë asgjë. Aman, ky vend ka pasur barrën të mbajë Aldo Bumçin dhe askush nuk ka marrë penën të shkruajë për të por kontestojnë ministrin e ri të Jashtëm. Për ata që diskutojnë ministrin e ri, ai është pjesë e një gjenerate të re dhe me formimin e tij akademik, do njiheni kur të publikohet online. Zgjedhja e tij është zgjedhja e një shqiptari si ti dhe unë. Unë neveris çdo kënd që nënvizon ‘kosovarin’ si arsye për të kontestuar zgjedhjen. Përsa i përket pastaj insinuatës në fjalë, ta përsëris fjalën, se përsëris. Pyetjen e ke bërë pa tendencë negative dhe është e pafajshme. Cakaj është vendosur ministër për atë që përfaqëson, si një ndër njerëzit më të ditur që kam takuar në jetën time. / Tiranapost