Një pajisje e teknologjisë së fundit ka mbërritur në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Falë kësaj aparature do të rritet saktësia e ndërhyrjeve kirurgjikale dhe ekzaminimet invazive do kryhen në kohë më të shpejtë.

Lajmin për këtë investim të rëndësishëm në sektorin e shëndetësisë e jep kryeministri Edi Rama i cili në llogarinë e tij të “Facebook” shkruan:

NJË APARATURË E FJALËS SË FUNDIT TË SHKENCËS, që rrit saktësinë e ndërhyrjeve kirurgjikale dhe kryen ekzaminime invazive, është instaluar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë🤩

Spitali “Shefqet Ndroqi” (Sanatoriumi), prej më shumë se një viti pret dhe urgjencat kirurgjikale të Tiranës, me një staf të përkushtuar, që specializohet vijimësisht dhe investime të vazhdueshme në teknologji👍

#ShëndetësiaqëDuam👩‍⚕️👨🏻‍⚕️
#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀️. (Lexo.al)