Rama ka treguar gjatë konferencës për mediat se cfarë kishte deklaruar kancelarja Merkel për Shqipërinë gjatë samitit të Poznanin në Poloni. “E vërtetë që Shqipëria nuk ka Kushtetuese, por është rezultat i Vettingut, të cilin parlamenti i Shqipërisë edhe partnerët e Shqipërisë e kanë kërkuar me forcë.

Atëherë ky është një moment tranzitor që kjo situatë është sukses i një procesi si vettingu apo dështimi i procesit të reformës në drejtësi” tha Rama duke cituar sipas tij Merkelin. “Kjo është farsë e atyre që nuk duan që Gjykata Kushtuese të bëhet kurrë dhe që kanë abuzuar shumë me mungesën e saj” tha ai duke shigjetuar Metën dhe opozitën.