Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se aksioni anti-informalitet nuk është një fushatë por do të vazhdojë në Qershor 2021

Përmes një postimi në rrjetet sociale, bashkangjitur videos nga Saranda ku u përqëndruan këtë herë kontrollet në hotelet që abuzojnë me shtetin dhe qytetarin, Rama shprehet se ky aksion është fazë e re e shtetbërjes.

“Në Sarandë, me forca të përqëndruara inspektimi nën drejtimin e Drejtores së Përgjithshme, Delina Ibrahimaj, për të goditur subjektet hoteliere, që abuzojnë me konsumatorin dhe shtetin, duke dëmtuar konkurentët e rregullt!

Shumëkush thotë Informaliteti nuk luftohet me fushata, të gjithëve u them kjo luftë frontale që ka nisur, nuk është fushatë po një fazë e re e shtetbërjes, e cila do të vazhdojë deri në Qershor 2021👊”- shkruan Rama teksa poston videon.