Të gjithë ata që jetojnë në jug apo që pushimet i kalojnë në Dhërmi, Himarë apo Sarandë, do e kenë shumë më të lehtë për të arritur në kohë rekod.
Kryeministri dha lajmin e mirë nga Vlora të nisjes së punimeve për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një aks tepër problematik dhe i premtuar në 30 vite.
“Do fillojmë rrugën Orikun-Llogara. Ministri duhet të mbajë premtimin për tunelin. Tuneli Llogarasë ka të pajtën 30 vjet që premtohet. Është hapur si temë që pas shkarjes së autobusit të studentëve dhe të dy helikopterëve duke marrë jetën e mbi 20 të rinjve dhe mjekëve dhe ëshë koha që tunelin ta bëjmë realitet. Nga ana tjetër do të nisim shumë shpejt vazhdimin e Lungomares deri te tuneli i Ujit të Ftohtë dhe njëkohësisht edhe rindërtimit e gjithë aksit nga tunuli I Ujit të Ftohtë në Radhimë dhe Orikum ku do të bëhet bashkimi me rrugën e re Orikum-Llogara e pastaj me tunelin “, deklaroi Rama.