Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim të shkurtër me banorë të Torovicës me rastin e nisjes së punimeve për rikonstruksionin e rrugës. Një buqetë me lule e destinuar për kryeministrin, shefi i qeverisë ka preferuar t’ia japë një banori e motivi sipas shpjegimit të vetë atij, ishte se lulet bardhë e kuq ishin me ngjyrat e LSI-së. Kështu kreu i qeverisë i ka nxjerrë edhe informacionin se për kë kishte votuar banori në fjalë.

Dialogu Rama: Po këto lulet? Jepja atij jepja. Hajde merri. Banori: Faleminderit, mirë se erdhe! Banori: Dhurata më e mirë kjo ishte për mua. Rama: E di pse ta dhashë ty se është bardh e kuq, ti ke votuar për LSI-në.

Banori: Për LSI-në nuk kam votuar asnjëherë në mënyrë absolute. Për PD kam votuar, për LSI-në jo. Rama: Ke votuar për PD-në ë, epo lule blu nuk kam unë. Banori: Boll bukur këto. Kreu i qeverisë, Edi Rama kërkoi sot nga banorët në Fushë Torovicë në Lezhë, të votojnë Pjerin Ndreun për kryetar të bashkisë.