Nuk është sekret që unë e dua detin”, tha kampioni i tenisit Rafa Nadal, i cili pasi shiti jahtin e tij “Beethoven” i ka bërë “dhuratë” vetes një superjaht.

“Sunreef 80 Power” do të krijohet posaçërisht për 18 herë fituesin e një “Slam”-i dhe do të jetë i gatshëm në vitin 2020.

Jahti 24 metra i gjatë i kampionit spanjoll do të ketë një garazh të madh për të transportuar motor e mjete të tjera ujore. Gjithashtu, do të ketë xhakuzi, pishinë termike, një palestër e shumë më tepër.

Një vilë e vërtetë mbi ujë…