Me ardhjen në krye të bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka nisur puna me intensitet të lartë. Sikurse edhe në bashkitë e tjera, edhe bashkia Kukës ka ndërmarrë një aksion për pastrimin e mbetjeve urbane apo inerteve në qytetin e Kukësit. Aksioni i bashkisë Kukës ka nisur në çdo lagje të gytetit për pastrimin e mbetjeve urbane dhe ferrave që kishin pushtuar çdo lagje.

“Çdo hapësirë e “mbytur” nga mbeturinat urbane apo inerte, do i rikthehet banorëve. Puna ka nisur dhe nuk do të ndalë për asnjë çast! Falenderoj banorët që po bashkëpunojnë me administratën e Shërbimeve Publike”, shprehet Gjici.