Mbetjet përgjatë gjithë rrugës për në Gjirin e Akuariumit në Jalë ishin bërë një problem shqetësues për qytetarët, një prej të cilëve vendosi t’i drejtohej kryeministrit Edi Rama. Pas adresimit të shqetësimit të tij në numrin e telefonit të kryeministrit Rama, pushteti vendor ndërhyri menjëherë duke pastruar zonën.

Kryeministri Rama publikoi sot mesazhin e drejtuar nga një qytetar lidhur me situatën e mbetjeve në këtë aks, si dhe foto pas ndërhyrjes së menjëhershme. “Përshëndetje kryeministër. E di që nuk është detyra juaj, por mendova se do shqetësoheshit nga këto pamje të plehrave që në fakt ishin përgjatë gjithë rrugës për të Gjirin e Akuariumit, Jal. Si duket kampet dhe hotelet e zonës shkarkonin mbeturinat aty. Faleminderit në qoftë se e adresoni shqetësimin”, shkruan qytetari.

I menjëhershëm ishte reagimi nga institucionet përgjegjëse të pushtetit vendor të cilët bënë pastrimit e kësaj zone.