Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi i ftuar në ‘Repolitix’ në Report Tv tha akuzat e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha nga zv.kryeministrit Erion Braçe si porositës i atentatit Ndoja është një “flluskë sapuni”. Për Klosin, askush nuk duhet të surprizohet nga një akuzë e tij, pasi sipas ish-kreut të SHISH është në filozofinë e të bërit politikë nga ana e ish-kryeministrit.

“Nuk i beson më njeri Berishës, krijon vetëm katrahurë. Ai kshu e bën politikën, unë do them shumë gjëra ishallah mbetet diçka. Ai këtë filozofi ka të të bërit politik”, tha kreu i SHISH, Fatos Klosi.