Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i kursen sulmet për ministren e Arsimit Lindita Nikolla.

Ai ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut mesazhin e qytetarit dixhital, ku ky i fundit denoncon ministren se po detyron prindërit që të dorëzojnë të dhënat personale.

Ndërkohë, vete Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që mos të dorëzojnë kartat e identitetit, pasi sipas tij ato mund të bien në duart e mafies shtetërore qe do te fuse duart ne pasurite e tyre te patundshme dhe tek vota.

Deklarata keto me mungese te forte ekuilibri dhe qe vertet mund te kene vene ne “alarm” mjekesine.

Sakaq, qytetari shkruan se prindërve të disa fëmijëve në Korçë u është kërkuar fotokopja e kartave, me pretendimin se duheshin për një ekskursion.

Postimi i ish kryeministrit

Ndrikull Vila vazhdon mbledhjen e detyruar te kartave te identitetit te prinderve!

Te dashur miq, duke ju bere thirrje qytetareve te mos dorezojne ne duart e mafies shteterore kartat e identitetit pasi ato mund te perdoren nga kjo mafie per te kontrolluar dhe futur duart ne voten, pasurite tuaja te patundshme dhe deri tek llogarite bankare, ju ftoj te lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Doktor pershendetje!

Ne qarkun e korces vazhdon akoma edhe sot pas denoncimit tuaj publik fotokopjimi i kartave te identitetit te prinderve per lejet e femijeve per te shkuar ne ekskursion!

Ju lutem anonim”.j.j