I ftuar në ‘Open’ analisti Arian Curri ka listuar tre gjërat që sipas tij janë arritje të qeverisë së majtë.

“Nuk e shikoj realitetin bardhë e zi, por me nuanca, si qeversje të reformave. S’duhet pasur frikë nga gabimet në reforma, pasi jo të gjitha gjërat mendohen.

Tre gjërat kryesore qe do ja lavderoja të majtës:

Reforma në drejtësi që unë e kam pritur me shumë entuziazëm. Çështja kombëtare si lobiimi i ushtrisë në Kosovë, pasi Tirana ka peshë edhe në politikën rajonale. Së treti janë marrëdheniet me Greqinë”, tha Curri.