Qeveria shqiptare ka miratuar një marrëveshje financimi me qeverinë Federale Gjermane.

Bashkia e Tiranës ka fituar një grant në shumën 1.67 milionë për projektin e transportit të gjelbër në kryeqytet.

Projekti i transportit të gjelbër përfshin biçikletat, autobusët elektrikë, taksitë eko – miqësore, etj.

Për sa i përket autobusëve elektrikë, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ka deklaruar në vizitën e fundit në Pekin se një pjesë e tyre janë porositur dhe shumë shpejt do të mbërrijnë në Tiranë.