Qeveria Italiane ka kërkuar sot votëbesimin në dhomën e deputetëve të Parlamentit për miratimin e draft ligjit mbi sigurinë e emigracionit propozuar nga Ministri i Brendshëm Matteo Salvini. Draft ligji Salvini parashikon heqjen e statusit të refugjatit për të gjitha ata emigrantë që kryejnë vepra penale si dhunë sesksuale, prodhim e trafik droge, grabitje e dhunim të pronës private, rezistencë e dhunë ndaj forcave të rendit. Gjithashtu vendos heqjen e së drejtës së azilit në Itali për motive humanitare. Në vend të saj do të lejohet dhënia e një leje qëndrimi të veçantë vetëm për viktimat e dhunës në familje, viktima të rasteve të rënda të shfrytëzimit në punë, personave që vijnë nga vende të përfshira përkohësisht nga një fatkeqësi natyrore e për persona që kanë nevojë urgjente për kura mjekësore. Ky draft ligj i martuar pak ditë në dhomën e senatit është marr sot në diskutim në dhomën e deputetëve. Për miratimin e tij qeveria Conte ka kerkuar votëbesimin në Parlament. Ligji Salvini parashikon dhe ndryshime të rëndësishme në procedurën e marrjes së nënështetesisë italiane.