Qeveria gjermane dhe Policia Federale i kanë dhuruar sot një paketë ndihmash Policisë Shqiptare, për të ndërhyrë dhe dhënë ndihmën e parë në raste katastrofash natyrore. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj falënderoi shtetin gjerman dhe diplomatët e Ambasadës gjermane për ndihmën e ofruar në rastet e emergjencave civile, dhuruar për forcat e FNSH, në Policinë e Shtetit.

Kjo paketë ndihmash përbëhet prej gjeneratorësh elektrikë, pompa uji, sendesh e pajisje të tjera, që janë të nevojshme në raste akute të emergjencës, përmbytje, tërmete ose katastrofa të tjera natyrore.

Në ceremoninë e zhvilluar për dorëzimin e donacioneve ishte i pranishëm Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, zyrtarë të lartë të Policisë, diplomatë e forca policore.