Qeveria merr vendimin për kthimin e eshtrave të Mit’hat Frashërit.

Në kthimin e eshtrave të tij do mbahet një ceremoni mes dative 14-22 nëntor 2018.

Jo pa arsye është zgjedhur ky hark kohor sepse në këto data kujtohet edhe 110-vjetori i Kongresit të Manastirit, kongres në të cilin u vendos se gërmat latine do të ishin ato me të cilat do shkruhej gjuha shqipe.

Vendimi i qeverisë u miratua në mbledhjen e ditës së sotme.

Kujtojmë që eshtrat e shkrimtarit dhe diplomatit Mit’hat Frashëri prehen në Neë York. /G.Gj/Lexo.al/