Pak ditë më parë disa deputetë të grupit demokrat në Kuvend kërkuan që t’i merrnin postin e kryetares Rudina Hajdarit, ndërsa gjatë të shtunës deputetja ka publikuar në rrjet letrën që ka marrë nga senatori amerikan Roger F. Wicker.

“Qendro e Fortë” i shkruan senatori, ndërsa shpreh kënaqësinë për takimin dhe bisedimin me deputeten Hajdari në takimin e OSBE-së në Marrakech. Rudina Hajdari në jo pak raste e thekson dhe e bën të dukshme se gëzon mbështetje nga SHBA.
“Një mesazh i ngrohtë nga Senatori Amerikan Roger F. Wicker. Falenderimet më të sinqerta për mesazhin tuaj kuptimplotë: “Qendro e Fortë”. 🇦🇱🇺🇸”- shkruan Hajdari teksa publikon letrën.
Pak ditë më herët Rudina Hajdari akuzoi Ramën dhe Bashën se kërkojnë ta mënjanojnë nga roli i saj si kryetare e Komisionit të Reformës Zgjedhore sepse nuk duan ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Hajdari tha se beteja e saj do të vazhdojë dhe si qëllim kryesor do të ketë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe theksoi se ajo gëzon mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë.