Anëtarja e Parlamentit Europian Tanja Fajon ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë marrë një dritë jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësim. Fajon sulmoi ashpër Macron duke thënë se po luan një lojë të ndyrë duke cënuar besueshmërinë e Bashkimit Europian.

“Jam ekstremisht e zhgënjyer që Bashkimi Europian humbi edhe një tjetër mundësi për të demonstruar se çështjet e zgjerimit ka rëndësi dhe se ne i mbajmë premtimet tona. Bashkimi Europian është marrë sërish peng nga Franca e cila nuk kupton dhe vazhdojë të minojë interesin tonë për Ballkanin.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk morën një dritë jeshile për hapur bisedimet me BE ditën e djeshme. Parlamenti Europian mbetet një aleat i fortë gjithesi. Besueshmëria e Unionit është shkatërruar. Franca po luan lojë të ndyrë politike dhe kam frikë se të gjithë do të paguajnë çmimin”, shkruan Fajon.