Nga Rigels Seliman/

Teksa për të gjithë 12 nëntori ishte një ditë e zakonshme, për banorët e “Astirit” në Tiranë kjo datë ishte një kushtrim, pasi ishin mobilizuar për të sfiduar shtetin. Në pamjen të parë nëse një human në një vend demokratik nuk do të kishte dijeni për ngjarjen, do t’i dukej absurde që një grup banorësh të përdorur politikisht nga opozita e rrugës prej 1 viti sfidojnë shtetin, duke mos lejuar që në zonën në fjalë të investohet për të mirën e tyre, madje dhe gjithë qytetarëve të kryeqytetit.

Por realisht kështu ishte, të paktën deri dje, kur kjo odise dhe ata qëndrestar u tretën mu si sheqeri në ujë dhe kauza e tyre u venit, pasi demokracia fitoi mbi anarshinë. Po çfarë kërkonin realisht ata banorë? Ata kërkonin “qiqra në hell”, pasi në një vend normal nuk mund të sfidosh shtetin dhe ta kërcënosh atë si çunat e lagjes kur zihen me njëri-tjetrin. Të bësh kyeneçin me shtetin, në një kohë kur edhe vetë e dinë që janë gabim, këtë guximin ekanë vetëm banorët e asaj zone. Të sfidosh shtetin dhe mazhorancën qeverisëse e çfarë do lloj partie qoftë ajo, është një guxim deri diku “histerik”.

Një investim publik dhe një vepër publike mund ta ndalojë vetëm natyra, por kurrsesi një grup njerëzish, pasi në finale gjithmonë do të triufojë shteti. Megjithatë, analiza ime nuk ka si qëllim të ngrejë në piedestal shtetin dhe të ulë Qëndrestarët e “Astirit”, por qëllimi i vërtet i saj është sensibilizmi i qënieve njerëzore, duke iu kujtuar se sado që një qeveri mund të jetë autokrate, ajo ka plotëisht të drejtë kur vjen puna tek investimi në të mirë të komunitetit. Eh, pra kjo është e vërteta e madhe, për të cilët ka ardhur koha të flasim, madje edhe të ngrejmë zërin. E djeshmja tanimë i përket të shkuarës, madje ajo duhet harruar, pasi në zonën e “Astirit” ka trokitur një ditë e re, për të cilët duhet të jenë entuziast të gjithë.

Një projekt i madh urban tanimë ka nisur të marrë jetë, ndërkohë që një skenar ogurzi i ngjizur nga një grup militantësh dhe dirigjuar nga opozita e rrugës u zhduk si mirazh, duke treguar qartë atë që është trashëguar që nga lashtësia se me Shtetin, Zjarrin dhe Ujin nuk luhet. Kjo fabulë që u krijua artificialisht tek “Astiri” nga disa që e etiketuan veten si qendrestarë dhe që jetoj vetëm 1 vit, do të kujtohet vetëm përmes librit të çunit të Faros.