Adrola Dushi është nënë e një djali dhe pavarësisht kësaj, konsiderohet si një nga femrat shqiptare me trupin më të bukur pasi ka arritur të mbajë gjithçka në formë. Por në çdo intervistë të mundshme, ylli Dushi mundohet të fokusohet tek i biri dhe flet gjithmonë për të dhe marrëdhënien që kanë bashkë. Së fundmi në një intervistë për “Prive”, Adrola ka treguar një histori mjaft prekëse në lidhje me Troin për të cilën shprehet se ka qarë kur ja kanë treguar.

“Unë kam një mik shumë të shtrenjtë në jetën time dhe ai është djali im Troi. Ai e ndjen çdo gjë që ka të bëjë me mua. Troi ishte në kopsht dhe i japin një lule të vogël e një buzëqeshje që ia vizatojnë në dorë dhe shkon shumë i lumtur në shtëpi dhe i thotë gjyshes së tij: o nëna shiko çfarë mora sot në kopsht.

Më pas Troi ka thënë po sikur mami të merrte një buzëqeshje të madhe e një lule, do isha shumë i lumtur për mamin. Kam qarë kur ma kanë treguar këtë histori. Jam ndjerë shumë keq sepse ai mendon për lumturinë time, e unë nganjëherë harroj lumturinë time. Jam e bekuar që e kam,”- rrëfeu modelja e prekur.