Policia rrugore e Tiranës ka arrestuar 23 persona nga të cilët 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 11 të papajisur me leje drejtimi si dhe 3 drejtues mjeti për veprën penale “korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Këto arrestime janë bërë gjatë javës pas kontrolleve të ushtruar nga ana e policisë për pandalimin e aksidenteve.

Sipas policisë gjithashtu në këto aksion janë pezulluar 90 leje drejtimi, nga të cilat 38 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 34 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 18 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

• janë proceduar administrativisht 25 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie dhe gara me shpejtësi. • janë proceduar administrativisht 102 drejtues mjetesh për xhamat e portave të para të errësuar. • janë proceduar administrativisht 3 drejtues mjetesh për posedim të sistemeve shtese pamore dhe zanore.

• janë proceduar administrativisht 325 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular, gjatë drejtimit të mjetit. • janë proceduar administrativisht 190 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse. • janë proceduar administrativisht 45 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve. • janë vendosur 2450 masa administrative, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.