Edhe pse është një lojtar i jashtëzakonshëm që ka shënuar supegola, Ronaldo nuk ka asnjë dyshim për zgjedhjen mes golit më të bukur dhe seksit me Xhorxhinën. Portugezi ka dhënë një intervistë shumë të gjatë për gazetarin Piers Morgan, ku ka folur mbi shumë tema. Gazetari e pyeti Ronaldon, për golin më të bukur dhe ai u përgjigj se ai ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve me roveshatë, ishte më i bukuri në karrierën e vet.

Duke njohur sa i rëndësishëm është ky gol për portugezin, gazetari e ka çuar më tej pyetjen duke e vënë në dilemë se cili moment është më i bukur, goli apo seksi me Xhorxhinën. “Jo, goli nuk është moment më i mirë në krahasim me eksperiencat me Xhorxhinën”, është shprehur Ronaldo, i cili nuk ishte i qartë dhe i prerë me përgjigjen e tij.

Cristiano Ronaldo ka folur hapur edhe për luftën e tij për intimitetin duke thënë se ai as nuk mund t’i marrë fëmijët e tij në park. Lojtari i Juventus, pranoi se po lufton me famën e tij globale, duke shtuar se ai dëshiron të jetë ‘përsëri i lirë’ dhe se vëmendja e vazhdueshme ishte ‘e mërzitshme’.

Ronaldo tha se, kudo që të shkojë, ai është në vëmendjen e fansave dhe kjo e bën nervoz familjen e tij. Shikuesit vlerësuan Ronaldon që ishte i sinqertë, i hapur dhe i ulur në tokë gjatë intervistës.

Në një moment, Ronaldo u përhap në lot ndërsa shikoi një klip të babait të tij duke shprehur krenarinë për të në një intervistë të vitit 2004, pak para vdekjes së tij. 34-vjeçari që është edhe një nga më të ndjekurit në Instagram tha gjithashtu se ekzistojnë vetëm katër persona në botë, të cilëve u beson plotësisht.